Live/ Mbi 4 orë protestë, nga ‘Dëshmorët e Kombit’ te ‘Unaza e Madhe’, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

Live/ Mbi 4 orë protestë, nga ‘Dëshmorët e Kombit’ te ‘Unaza e Madhe’, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku u stacionuan dhe mbajtën fjalimet e tyre.   Pas fjalimeve qytetarët nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ku u nisën nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit për të arritur deri në ‘Unazë të Madhe’ ku ndodhen aktualisht ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta: -Dorëheqjen e qeverisë;-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Top Channel