Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, çeli fjalimet në protestën e opozitës që ka nisur tashmë në sheshin para Kryeministrisë. Ndër të tjera Boçi e cilësoi godinën e qeverisë si kuplara, ndërsa tha se protestën e sotme e kishte thirrur rezistenca. “Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat. Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në...