LIVE/ Dita e pestë e protestës, shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

LIVE/ Dita e pestë e protestës, shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre. “Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta...