LIVE/ 2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni. Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec. 19:04 Fotolajm/ Përplasja e ashpër mes protestuesve dhe policisë, çahet kordoni metalik, qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë me banderola dhe flamuj Dita e katërt e...
Burimi:
top-channel.tv