“Listen to me you son of the bi*ch”/ ‘Shpërthen’ protestuesi: Tregohu një herë burrë, dhe largohu o burracak
Një protestues ka mbajtur një fjalim të firtë gjatë protestës së radhës kundër qeverisë, duke akuzuar klasën politike për mbajtjen peng të pushtetit prej dekadash dhe duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet. Duke u prezantuar si emigrant i kthyer, ai tha se ka parë të njëjtët emra politikë të dominojnë jetën politike të vendit që nga fëmijëria e tij. Protestuesi falënderoi pjesëmarrësit në tubim për qëndresën e tyre, duke theksuar se qytetarët shqiptarë kanë treguar se duan ligjin dhe shtetin. Më tej, protestuesi akuzoi kryeministrin se sillet si zotërues i vendit dhe i qytetarëve, ndërsa theksoi se Shqipëria ndërtohet nga puna e njerëzve të saj. “Jam një emigrant i kthyer. Unë isha 2 vjeç kur në këtë shesh në këtë vend u...
Burimi:
sot.com.al