“Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës s’mund t’i prekë askush”/ Berisha për deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari!

“Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës s’mund t’i prekë askush”/ Berisha për deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të forta ndaj zhvillimeve në rajon, duke kritikuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime dhe veprime në dëm të interesave shqiptare.Berisha i cilësoi deklaratat e Vuçiçit si “destabilizuese”, ndërsa theksoi se ato janë dënuar edhe nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, ujërat dhe lumenjtë e Kosovës nuk mund të preken nga askush, ndërsa liqenet e ndërtuara gjatë periudhës së Titos nuk mund të trajtohen si pasuri që mund të përdoren në kundërshtim me interesat e Kosovës.Berisha paralajmëroi gjithashtu se përdorimi apo kërcënimi me armë të tilla përbën një qëndrim kundër paqes dhe stabilitetit në rajon. Në një pjesë tjetër të deklaratës, lideri demokrat ashpërsoi akuzat ndaj kryeministrit Edi...