Liberalët Europianë “shuplakë” Ramës, pro protestave: Shqiptarët meritojnë një qeveri që u shërben qytetarëve të saj…

Liberalët Europianë “shuplakë” Ramës, pro protestave: Shqiptarët meritojnë një qeveri që u shërben qytetarëve të saj…

Partia e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE Party) ka shprehur mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë që prej 45 ditësh protestojnë në Tiranë, ndërsa ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për financimin me 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ALDE deklaron se “Shqipëria nuk është në shitje”, duke iu referuar protestave kundër korrupsionit dhe projektit të debatueshëm të investimit në ishullin e Sazanit. “Na vjen keq, familja Trump, Shqipëria nuk është në shitje. Mijëra shqiptarë kanë protestuar prej javësh në rrugë kundër korrupsionit dhe projektit të diskutueshëm në ishull. Ndërkohë, qeveria shqiptare po shpenzon 4 milionë euro para publike për një koncert të Kanye West, pavarësisht deklaratave të tij antisemite dhe...