Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës, rezulton i dënuar për vrasje
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me...
Burimi:
top-channel.tv