Lëvizje e fortë në drejtësi! Emri i parë për pasuesin e Olsian Çelës del nga SPAK
Gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme ka hyrë zyrtarisht në fazën e saj të parë. Prokurori i Strukturës së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi, është zyrtari i parë që ka shprehur interesin për këtë post, duke dorëzuar zyrtarisht dosjen e tij të aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Adnan Xholi është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, ku më parë ka mbajtur detyrën e rëndësishme si Shef i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar brenda SPAK-ut. Kjo nuk është hera e parë që ai garon për pozicione të nivelit të lartë drejtues, pasi në të kaluarën ka kandiduar dy herë edhe për postin e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme. Pritet që gara të pasurohet edhe me emra të tjerë,...
Burimi:
ntv.al