Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

Nga Boldnews.al “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”. Bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesazhe në gusht të vitit 2020 janë Luçiano Koçeku dhe Ervin Koçeku. I pari, i njohur edhe me emrin Artur, konsiderohet si një nga bosët e “Grupit Aruba”, përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. I dyti është vëllai i tij më i vogël, i cili menaxhonte paratë dhe kontaktet me njërëzit për shitjen e pronave të paluajtshme në kulla e resorte, të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal. Në foto: Luçiano Koçeku, i dyshuar si pjesë e “Grupit Aruba” Personazhi “Enea” është Enea Mitrushi. Ai është administrator i kompanisë “Nova Construction”, në pronësi të Ilir...