Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg
Nga Boldnews.al Artur Shehu mund të jetë ndër të rrallët, në mos të vetmit, që ka marrë leje për ndërtim restoranti në brendësi të detit. Ai konsiderohet si kreu i “Grupit Aruba”, një klan që akuzohet se ka transportuar tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë. Nofka “Grupi Aruba” i është vendosur nga autoritetet belge, të cilat e kanë fotografuar dhe përgjuar në një takim me anëtarë të tjerë të grupeve trafikuese dhe “zyrtarë të lartë shqiptarë”, duke diskutuar për pastrim parash në ndërtimet në Shqipëri. Bisedat janë regjistruar dhe fotografuar në ishullin Aruba, në detin e Karaibeve. Në foto: Artur Shehu Të dhënat hetimore tregojnë se kulmi i aktivitetit të tij trafikues është zhvilluar mes viteve 2017-2023, ndërsa skema e pastrimit të...
Burimi:
sot.com.al