‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

Gazeta më e madhe franceze “Le Figaro”  ka shkruar njw artikull në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, e cila me vendim të Gjykatës Kushtetuese u pezullua nga posti i zv/kryeministres dhe ministres. Në artikullin e gazetës franceze, theksohet fakti se Balluku, e cilësuar si aleatja e ngushtë e Edi Ramës, akuzohet për abuzim me tendera në rastin e tunelit të Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës, por vijonte të mbahej në detyrë me urdhër të qeverisë. “Le Figaro” i kujton Ramës se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është një nga kushtet kryesore për pranimin e Shqipërisë në BE, duke përmendur edhe faktin që disa ministra të qeverisë së tij janë shënjestruar nga sistemi i drejtësisë për raste korrupsioni....