“Largohet vetëm me dajak”/ Protestuesja në marshim: Dele e shtazë është ai që nuk del para popullit, të japë dorëheqjen
Protestës së 37 kundër kryeministrit Edi Rama i është bashkuar edhe nëna Liza. Ajo foli për shqetësimet të ndryshime, pensionet e ulëta, korrupsionin e lartë, ndërsa theksoi se Rama duhet të largohet. Ajo gjithashtu kujtoi edhe ngjarjet e ndodhura te “5 maji”, ku pati protesta të shumta pas shembjes së banesave, ndër të cilat u prek nëna Liza. “Dele e shtazë është ai që nuk del para popullit. Burri që është burrë del e përgjigjet. Duhet të japë dorëheqjen të largohet. Ky del vetëm me dajak, sepse me dajak na ka nxjerrë. Sepse me dajak na kanë nxjerrë nga shtëpia në mes të dimrit”, tha ajo.
Burimi:
sot.com.al