Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli

Genti Gazheli TIRANË- Genti Gazheli është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post të cilin e mbante prej 5 vitesh.  Gazheli u emërua në krye të këtij institucioni në vitin 2020.   Deri më tani nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Gazhelin dhe as se cila do të jetë detyra e re e tij. Shkarkimi i tij pritet të firmoset në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku po ashtu, pritet të bëhet me dije edhe emri që e zëvendëson.