Largohet drejtori i Policisë së Shkodrës, drejtori i përgjithshëm Hita pritet të firmosë emrin e pasuesit…

Largohet drejtori i Policisë së Shkodrës, drejtori i përgjithshëm Hita pritet të firmosë emrin e pasuesit…

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, pritet të largohet nga detyra pas rreth 11 muajsh në krye të këtij institucioni. Burime bëjnë me dije se në vend të tij pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shkodrës.Lëvizja vjen në një kohë kur në strukturat e Policisë së Shkodrës ka pasur ndryshime të tjera, ku pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i Komisariatit të Shkodrës, Bekim Lika, pas zbulimit të një parcele me kanabis në zonën e Velipojës.Emri i Gentian Berberit prej disa ditësh përflitej për një largim të mundshëm, ndërsa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.Berberi, i cili më parë...