Laert Haxhiu kapet mat me celular në dorë në burgun e Drenovës, i dërgohet SPAK-ut për ekspertizë

Laert Haxhiu kapet mat me celular në dorë në burgun e Drenovës, i dërgohet SPAK-ut për ekspertizë

Të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhia, iu gjet sot një telefon celular, në qelinë ku ai vuan dënimin në burgun e Drenovës. Edhe më parë ka patur episode, që e kanë lidhur atë me telefona të gjetur në burg, por këtë herë, siç mëson Report Tv, ai u kap ndërsa e kishte në dorë celularin. Ka qenë ora 6 e mëngjesit të kësaj të mërkure, kur forcat operacionale të burgjeve, kanë hyrë në qelinë e tij, në kuadër të një kontrolli të ushtruar pas një vlerësimi në bazë rrisku. Telefoni i është dërguar SPAK-ut për ekspertizë. Laert Haxhiu është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë...