Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, por godina është blinduar nga masa të shtuara sigurie. Mësohet se, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave. Gardhet metalike janë pozicionuar në të gjithë perimetrin e institucionit, duke krijuar një distancë të dukshme mes godinës dhe sheshit kryesor.
Burimi:
gijotina.com