Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, të kërkuara nga deputetë të opozitës. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe njoftimet, ndërsa më pas pritet të zhvillohet interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe një tjetër interpelancë me kryeministrin Rama, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Deputetët do të zhvillojnë edhe interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti dhe Gjin Gjoni,...