Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

Rikthimi në seancën e Parlamentit pas kaosit dhe pushimit për shkak të bllokimit të foltores nga PD, mazhoranca kaloi direkt në votimet e projektligjeve të rendit të ditës, pa i kaluar ato në diskutime. Ishte propozimi i hershëm i kreut të grupit të PS, Taulant Balla, që duke parë kaosin e krijuar në Kuvend dhe duke mos pranuar kërkesat e opozitës, kërkoi që të kalohej në votim të projektligjeve. Votimi vijoi dhe me mbi 80 vota, të drejtuar nga kryeparlamentari Peleshi, deputetët e PS, ku prezent ishte edhe kryeministri Rama, i votuan të gjitha në tërësi dhe një për një. Gjithashtu u miratuan me mbi 80 vota edhe disa amendamente të propozuar nga PS. Ndërkohë që opozita, Partia Demokratike me deputetët e saj, nuk e...