Kuvend/ Dakordësim mes PS e PD, miratohet me 114 vota pro Rezoluta për Integrimin në BE
Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit. Me 114 vota pro dhe 1 abstenim, mazhoranca dhe opozita miratuan projekt-rezolutën e hedhur për votim. Mësohet se deputeti që abstenoi është Bujar Leskaj, i Partisë Demokratike. Në një moment kur qëndrimet mes PS dhe PD duken të thelluara, në Kuvend “doli tym i bardhë” për arritjen e konsensusit mbi këtë dokument. Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane. Konsensusi mes palëve politike është një nga rastet e pakta...
Burimi:
sot.com.al