Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor mbi “McGonigal”
Gjykata Kushtetuese është shprehur me një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një komision hetimor për çështjen “McGonigal”. Me shumicë votash është rrëzuar kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor. Sakaq, Kushtetuesja ka pranuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet. NJOFTIM VENDIMMARRJEJE Gjykata Kushtetuese, në datën 05.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup prej 38 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (më shumë se një e katërta e deputetëve), me objekt: “1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (1) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve...
Burimi:
opinion.al