Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘shpërthen festa’ në  burgun e Durrësit ku po qëndron Veliaj

Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘shpërthen festa’ në burgun e Durrësit ku po qëndron Veliaj

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme mos pranimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-kushtetuese të masës së pezullimit nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Pas shpalljes së vendimit, që doli nga votimi 4:4 i anëtarëve të Kushtetueses, në oborrin para paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre. Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit ndodhen kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ish- ministri Ilir Beqaj. Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ditë më parë ankimin e Ramës, për pezullimin e Ballukut, duke lënë lë fuqi vendimin e GJKKO-së. Tashmë Balluku gëzon vetëm mandatin e deputetes, por SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj. Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve mbetet për tu...