Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv