Kush ishte objektivi i sulmit…/ Konflikti për pronën në Krorëz që shkaktoi masakrën e Sarandës, çfarë dëshmoi Vogli
Detaje të reja kanë dalë nga emisioni “Në Shënjestër”, për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili dhe u plagos Konstandin Vogli. Sipas dosjes hetimore, konflikti që degjeneroi në shkëmbim zjarri kishte në qendër një përplasje të vjetër mes Konstandin Voglit dhe Viktor Ruçit për një pronë në zonën bregdetare të Krorëzit. Hetuesit dyshojnë se objektivi i vërtetë i grupit që mbërriti në lokalin e vëllezërve Ismaili ishte pikërisht Viktor Ruçi, ndërsa Rexhep Ismaili mbeti viktimë gjatë përplasjes me armë. Pas ngjarjes, Konstandin Vogli, i plagosur në këmbë, u fsheh për disa orë dhe më pas u vetëdorëzua në Policinë e Sarandës. Ai mori fillimisht ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës....
Burimi:
sot.com.al