“Kush i firmos lejet e kullave?”/ Gazetari: Korrupsion masiv, pastrimi i parave s’bëhet pa ‘bekimin’ e qeverisë
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në nje studio televizive, akuzoi qeverinë se po përdor tema të fabrikuara për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga protesta qytetare që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë. Duke komentuar debatet e fundit lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së, Tomorri e cilësoi si të turpshëm publikimin e një shkrese që, sipas tij, e paraqiste ish-luftëtarin Tahir Sinani si mercenar. Sipas tij, qeveria po përdor këto tema për të shmangur debatin mbi revoltën qytetare, korrupsionin, ekonominë dhe problemet sociale. Tomorri theksoi se debati i vërtetë është ai që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke përmendur korrupsionin masiv, pastrimin e parave dhe lidhjet mes shtetit dhe krimit të organizuar. Duke u ndalur te hetimet e SPAK-ut, gazetari tha se në opinionin...
Burimi:
sot.com.al