Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte Monika, ishte ministre e brendshme. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore
Pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, ku hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin do të vijojnë bashkë në hetim të zakonshëm, avokati i ish-presidentit u pyet në lidhje me deklaratën e tij në seancë për shpenzimet e bëra në shtëpi. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se shpenzimet i ka bërë zonja Kryemadhi, siç sipas tij edhe vetë ajo e ka pranuar, duke e quajtur më tej si “ministre e brendshme në shtëpi”. “Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai. Ndërkohë, për këtë deklaratë, Kryemadhi dha këtë përgjigje: Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja mbarëvajtjen e shtëpisë. “Nuk ka...
Burimi:
top-channel.tv