Kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë, banorët e Divjakës për të pestën ditë në protestë

Kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë, banorët e Divjakës për të pestën ditë në protestë

Banorët e Divjakës vijojnë të kundërshtojnë ndarjen e re territoriale të mazhorancës qeverisëse, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjaka. Për këtë arsye, ata kanë dalë sërish sot në protestë për të pestën ditë me radhë. Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë. Protestuesit janë shprehur se nuk do ndërpresin protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë. Në fund të fjalimeve protestuesit zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë Divjakës në kauzën e tyre.