Kundërshtojnë bashkimin me Pukën/ Kryepleqtë e 9 fshatrave të Fushë-Arrëzit, të premten protestë kundër ‘Territoriales’

Kundërshtojnë bashkimin me Pukën/ Kryepleqtë e 9 fshatrave të Fushë-Arrëzit, të premten protestë kundër ‘Territoriales’

Banorët e njësisë administrative Fierzë, në bashkinë Fushë-Arrëz, kundërshtojnë bashkimin me Pukën, sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste. Kryepleqtë e nëntë fshatrave u mblodhën sot në vendin tradicional të kuvendeve, pranë Kishës së Fierzës, nga ku i bënë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Sipas tyre, ky riorganizim do t’i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës. Njësia administrative Fierzë ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Banorët e kësaj zone, nga e cila prodhohet një pjesë e rëndësishme e energjisë elektrike për vendin, shprehen se prej 30 vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e ndryshme. Ata theksojnë se degradimi i vazhdueshëm i sistemit arsimor dhe atij shëndetësor ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin masiv të...