Kuçovë/ Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një guve! Ja për çfarë dyshohet

Kuçovë/ Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një guve! Ja për çfarë dyshohet

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë, në rrethin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici, se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të guvës. Policia konfirmon se në trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës...