Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez, dyshohet se e vrau me thikë një 29-vjeçar
Një 20-vjeçar nga Franca është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët e një një lokali në Ksamil. Paraprakisht dyshohet se i riu është vrarë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. “Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi...
Burimi:
sot.com.al