Kryepolici Hita me “dorë të hekurt”, 20 ditë pas urdhrit rikthen efektivët në terren

Kryepolici Hita me “dorë të hekurt”, 20 ditë pas urdhrit rikthen efektivët në terren

Afro 20 ditë pas urdhrit të dhënë nga kryepolici Hita për heqjen e patrullave të Policisë Rrugore nga rrugët nacionale e jo vetëm, mësohet se efektivët janë rikthyer në terren. Hita më 10 prill kërkoi që Rrugorja të evidentonte shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga shoferët përmes paijsjeve teknologjike, me synim shmangien e ndalesave për të shmangur kështu dhe trafikun. Ndërsa së fundmi, menjëherë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy të miturit, Kles Nikolli dhe Enea Muçaj, kryepolici Hita ka kërkuar rikthimin e patrullave në terren. Skënder Hita riktheu në terren efektivët që t’i jepet më shumë fokus kontrolleve fizike të makinave, me në fokus testin e alkoolit, diçka që nuk mund të kryhet përmes...