“Kryeministri ka zgjedhur të mbrojë korrupsionin”/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Rasti Balluku e ka nxjerrë zbuluar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se negociatat me BE-në kanë ngecur për shkak se ai mbron korrupsionin. Bardhi, në rrjetet sociale, i drejton dy pyetje kryeministrit Rama, duke theksuar se rasti i Belinda Ballukut e ka nxjerrë atë zbuluar. Postimi i plotë: E VËRTETA QË EDI RAMA FSHEH PËR NEGOCIATAT Edi Rama dhe kryenegociatorja folën sot gjatë për negociatat, por nuk përmendën askund të vërtetën e madhe: negociatat kanë ngecur, sepse Edi Rama ka zgjedhur të mbrojë korrupsionin. Nga vendet anëtare akoma nuk ka asnjë vendim që të miratojë ecurinë e deritanishme të reformave dhe, pa këtë miratim, ne nuk mbyllim dot asnjë kapitull dhe jo më të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar...
Burimi:
sot.com.al