Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë pas propozimit për shkrirjen e bashkisë në kuadër të draftit të ri për ndarjen administrativo-territoriale. Përmes një reagimi publik, Malaj deklaroi se, pavarësisht kundërshtimeve të paraqitura në dëgjesat zyrtare në Gjirokastër dhe në Kuvendin e Shqipërisë, argumentet e Bashkisë Memaliaj nuk janë marrë në konsideratë. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe e konsultimit me komunitetin cenon interesat e banorëve të qytetit dhe të 53 fshatrave që përbëjnë territorin e bashkisë. Ai theksoi se Memaliaj është bashkia e dytë në qarkun e Gjirokastrës për nga numri i banorëve dhe sipërfaqja. Malaj argumentoi se shkrirja e bashkisë do të sillte humbje të identitetit lokal, do të ngadalësonte zhvillimin ekonomik, do të nxiste...

TË FUNDIT

MË SHUMË