Zvërneci/ Tifozët kuqezi i bashkohen protestës para Kryeministrisë!
Tifogrupi “Tifozët Kuqezi” kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, duke iu bashkuar protestës. Sot po zhvillohet protesta e shtatë qytetare para Kryeministrisë. Kujtojmë që kombëtarja shqiptare luan sot në orën 20:00 përballë Luksemburgut, testi i dytë miqësor për trajnerin Maran, pas humbjes ndaj Izraelit. Ekipit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës për shkak të gjendjes gripale. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në dispozicion të teknikut italian.
Burimi:
javanews.al