Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë kundër projektit

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë kundër projektit

Qytetarë në Shkodër, Korçë dhe Pogradec kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar investimin në Zvërnec. Në Shkodër, protesta u zhvillua për të dytën ditë radhazi. Qytetarët marshuan përgjatë pedonales së qytetit dhe më pas u ndalën përpara bashkisë, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke artikuluar thirrje kundër klasës politike. “Shqipëria e shqiptarëve”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Pro familjes” ishin disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit. Edhe në Korçë u zhvillua një marshim protestues në rrugët kryesore të qytetit. Pensionistë, fermerë, artistë dhe të rinj iu bashkuan tubimit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore nën monitorimin e forcave të policisë. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe...