Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve
Inspektoriati i Përgjitshëm i drejtuar nga Dashnor Sula ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku një pallat 12-katësh pranë QSUT-së u shkrumbua në flakë. “Marrë shkak nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, me pasojë zjarr, urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit. Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të: Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial; dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, thuhet në njoftim.
Burimi:
javanews.al