Zjarri në pallatin 20-katësh në Durrës, 3 fëmijë në spital, rreth 15 persona morën ndihmë mjekësore

Zjarri në pallatin 20-katësh në Durrës, 3 fëmijë në spital, rreth 15 persona morën ndihmë mjekësore

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme katin e 20-të të një pallati shumëkatësh në Durrës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve që ndodheshin në godinë. Gazetarja e SYRI-t në Durrës, Albana Aliaj bën të ditur se, sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur nga panelet e energjisë elektrike të pallatit. Banorët kanë deklaruar se, pak para përhapjes së zjarrit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e incidentit, disa persona janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre janë tre fëmijë, të cilët ndodheshin në katin ku u përhapën flakët. Burime nga personeli mjekësor bëjnë me dije se fëmijët kanë pësuar probleme me frymëmarrjen, pasi gjatë evakuimit tymi i dendur u përhap në të gjithë...