Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë
Dy vajza të reja janë vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi një ditë më parë ato i vunë flakën apartamentit që kishin marrë me qira, për shkak të pakujdesisë. Si pasojë e zjarrit, nuk është dëmtuar vetëm apartamenti i tyre por edhe disa apartamente ngjitur. Nga ky aksident u rrezikua edhe jeta e fqinjit me inicialet A.K, i cili përfundoi në spital për shkak të asfiksisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A....
Burimi:
javanews.al