Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë ende aktive, por nën kontroll

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë ende aktive, por nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre. Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së. NJOFTIMI: Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre. Në operacionet...