Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët
Një zjarr i madh shkaktoi panik në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës. Fal ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme dhe dëmet në banesa. Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave...
Burimi:
vizionplus.tv