Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Zjarr në punishten e skafeve në Durrës, humb jetën nga asfiksia emigranti nga Bangladeshi

Një zjarr i rënë në ambientet e një subjekti privat në zonën e Fllakës në Durrës, rezultoi fatal për një të ri, emigrant në vendin tonë. Zjarri dyshohet se është shfaqur në ambientet e kuzhinës, dhe shkak mendohet të ketë qenë bombula e gazit, e cila ka bërë që flakët të përhapeshin shpejt pa i dhënë mundësi 25vjecarit të reagonte në kohë, ndërsa dyshohet se asfiksia ka qenë shkaku i vdekjes. Ndërsa ndërhyrja e punonjësve të tjerë ka bërë që të nxirret në kohë punëtori tjetër që është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Durrësit. Pas fikjes së flakëve një grup hetimi i Policisë së Durrësit ka nisur verifikimet së bashku me ekspertet e zjarrfikëses për këtë ngjarje duke verifikuar si shkaqet ashtu edhe...