Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, Policia e Tiranës ka regjistruar 250 raste të krimeve kibernetike, ku janë konstatuar 456 vepra penale të kryera. “Kemi një rritje prej 17.2% të evidentimit të veprave penale. Ka pasur raste kallëzimesh nga administratorë të autorizuar të subjekteve, si edhe kallëzime të paraqitura nëpërmjet rrugës shkresore. Gjithashtu, kemi konstatuar herë pas here raste kur qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë marrë mesazhe që pretendohet se janë dërguar nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që këto banka kanë konfirmuar se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla”, u shpreh Anteo Memetaj. Anteo Memetaj, Shef i Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike në policinë e kryeqytetit thotë për Radio Televizionin Shqiptar se, platformat ku këto krime kryhen më...
Burimi:
javanews.al