Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë

Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë. Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut. Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe është fikur plotësisht, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së tij.