Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia
Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Burimet bëjnë me dije se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.
Burimi:
syri.net