Zbulohen tre baza prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze

Zbulohen tre baza prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze

Policia e Tiranës ka zbuluar 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi” ku ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shtetase kineze dhe 1 vietnameze, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për veprën penale të prostitucionit. Sipas policisë, dy shtetaset kineze,  39 dhe 42 vjeçe kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Elbasanit për të ushtruar prostitucion, ndërsa shtetasja vietnameze 43 vjeçe e kishte marrë me qira apartamentin në rrugën “Vangjush Furxhi” “Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”,...