Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar nga Tirana dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, 35 vjeç nga Kruja, në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse të ndodhur më 10 qershor 2026 në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë. Sipas hetimeve të para, shpërthimi ndodhi në një sipërfaqe toke dhe nuk shkaktoi dëme materiale apo persona të lënduar. Në pranga është vënë Astrit Avdiaj, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ermal Zalla. Nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e motivit të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën...