Zbardhet shkaku/ KLP pa vendim për vakancat në Apel, përplasje të forta mes Bogdanit dhe Stojanit

Zbardhet shkaku/ KLP pa vendim për vakancat në Apel, përplasje të forta mes Bogdanit dhe Stojanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ende një vendim nëse do t’i plotësojë apo jo vakancat e Prokurorisë së Apelit, të cilës i mungojnë nëntë prokurorë. Mbledhja e fundit ka degraduar me tone ofenduese mes anëtarit të KLP Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani. Katër anëtarë ku bën pjesë Sokol Stojani votuan mos hapjen e vakancave sepse siç mëson Top Channel nga kjo palë e votueseve ata synojnë t’i mbajnë bosh vendet për prokurorë që janë emëruar inspektorë  në ILD dhe për prokurorët e SPAK që ju përfundon mandati së shpejti. Pesë anëtarë te tjerë të KLP janë ndarë në dy grupe duke votuar hapjen e vakancave me kuota të caktuara dhe  ky votim ka shkaktuar përplasje. Edhe në një mbledhje të mëparshme anëtarët...