Zbardhet dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Zbardhet dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në vendin tonë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka arritur të sigurojë një pjesë nga dosja e vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë. Autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Sipas dokumenteve të përfshira në një letërporosi ndërkombëtare, disa persona janë identifikuar si pjesëmarrës në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat sipas hetuesve lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës. Përmenden emrat e...