Zbardhen detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i viktimës zbriti pak para se të ndodhte ekzekutimi
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 45-vjeçarit Valter Lleshi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë. Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar grupin hetimor të rindërtojë lëvizjet e viktimës në orët para atentatit. Sipas burimeve hetimore, Valter Lleshi kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku ishte i punësuar. Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, kolegu i tij ka zbritur pranë një lokali, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm me automjetin e tij. Ndërkohë, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarë dhe punonjës të kompanisë ku punonte viktima, me qëllim...
Burimi:
javanews.al