Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon babai
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Lajmi është bërë i ditur nga reagimet e familjarëve dhe të afërmve në rrjetet sociale, të cilët shprehen se viktima, i identifikuar si Genti Maksutaj, dyshohet të jetë vrarë gabimisht. Ai mendohet se ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Babai i viktimës ka reaguar me një mesazh prekës në Facebook, duke shkruar: “U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë.” Autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, një person rreth...
Burimi:
javanews.al